E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Dhunohen dy vajza të mitura në Ferizaj

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë dhunuar dy vajza të mitura në Ferizaj, shkruan Observeri.

Rastin në polici e ka raportuar një femër e cila ka thënë se dy vajza të mitura janë dhunuar nga dy të dyshuar të moshës madhore.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar, i cili është dërguar në mbajtje, ndërsa viktimat janë dërguar për ekzaminim mjekësor.

Lexo edhe: Ky është numri i gjobave të shqiptuara në 24 orëshin e fundit në bazë të ligjit Covid-19

DHUNIM 

Ferizaj, 27.09.2021 – 02:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar  se,  dy viktimat e mitura femra kosovare,  janë dhunuar nga dy të dyshuar të moshës madhore meshkuj kosovarë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë hetimit kanë identifikuar dhe arrestuar  të dyshuarin mashkull kosovar,  i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse viktimat janë dërguar në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm