E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Detaje rreth rrahjes në burgun e Dubravës

- Advertisment -spot_img

Dy të burgosur janë rrahur mes veti në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Si pasojë e kësaj rrahje ata kanë pranuar edhe ndihmë mjekësore. Kjo për shkak të plagëve të marra. E për njërin nga të burgosurit është iniciuar procedurë disiplinore.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

Ai tha se të përfshirë në rrahje ka qenë një i burgosur 27 vjeçar dhe një tjetër 31 vjeçar.

Në QK Dubravë ka ndodhur një rrahje mes dy të burgosurve, të njëjtit kanë pasur fjalosje edhe në të kaluarën. I menjëhershëm ka qene reagimi i stafit, duke vënë situatën nën kontroll. Të burgosurit të lënduar i është ofruar ndihma mjekësore në ambulanten e qendrës, ndërsa i burgosuri tjetër është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar proceduar disiplinore. Njëri nga të burgosurit ndodhet në burgun e Dubravës për veprat penale: Lëndim i lehtë trupor, vjedhje e rëndë dhë grabitje, kurse i burgosurit tjetër për veprat penale; Grabitje, shpërndarje e narkotikëve, vjedhje e rëndë dhe prezantim i rremë.

Florent Gashi – Zëdhënës i SHKK-së

Lidhur me këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, duke e cilësuar rastin si mosmarrëveshje.

Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në mes të dy të burgosurve, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull Kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Zbulohet biznesi i drogës që fshihet pas pastruesve të xhamave në semafor

Artikuj të ngjashëm