E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Detaje rreth helmimit të disa personave nga ushqimi në fshatin Trudë

- Advertisment -spot_img

Disa persona fshatin Besi dyshohet të jenë helmuar nga ushqimi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka thënë se 12 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Besi.

Ai ka thënë se dyshohet të jenë rreth 85 persona që kanë konsumuar ushqim porse 40 prej tyre janë identifikuar deri tash.

Sot jemi njoftuar për helmimin e disa personave në fshatin Trudë të cilët pastaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në fshatin Besi. 12 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, 85 dyshohet të kenë ngrënë nga ai ushqim ndërkaq 40 i kemi identifikuar.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike – Naser Ramadani

Ramadani ka shtuar se një person ka qenë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Gjithashtu njoftohet se të njëjtit kanë paraqitur simptoma të njëjta si ethe, barkqitje, të vjella dhe temperaturë./observeri/

Lexo edhe: Pesëdhjetë të lënduar në protestat në Mal të Zi

Artikuj të ngjashëm