E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Detaje rreth grushtshtetit në Guine, arrestohet presidenti i shtetit

- Advertisment -spot_img

Ushtarët në Guine të Afrikës arrestuan presidentin Alpha Conde dhe njoftuan për shpërbërjen e Qeverisë.

Kufijtë e vendit janë mbyllur dhe Kushtetuta e tij është shpallur e pavlefshme, tha koloneli i ushtrisë, Mamadi Doumbouya.

Conde, 83 vjeç, ka qenë në pushtet për më shumë se një dekadë.

Popullariteti i tij ka rënë prejse ka kërkuar mandatin e tretë, vitin e kaluar.

Para se Conde të arrestohej, kishte disa orë të shtëna me armë zjarri pranë pallatit presidencial.

Junta më vonë lëshoi një deklaratë, duke thënë se Conde është në kontakt me mjekët e tij, por nuk dha ndonjë afat kohor për lirimin e tij.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e dënoi ashpër “çdo marrje të Qeverisë me forcën e armës”.

Departamenti amerikan i Shtetit paralajmëroi kundër dhunës dhe u bëri thirrje autoriteteve në Guine që t’i shmangin veprimet jokushtetuese që “vetëm do t’i gërryejnë perspektivat e Guinesë për paqe, stabilitet dhe prosperitet.”/observeri/

Lexo edhe: Koloneli i ushtrisë së Guinesë tha se ushtria ka marrë nën kontroll e shtetin

Artikuj të ngjashëm