Ministri i Financave, Hekuran Murati, me një konferencë për media ka folur në lidhje me pagesat për lehonat dhe shtesat e fëmijëve ka thënë se me mbështetjen e punësimit të grave dhe mbështetjen e lehonave synojnë ngritjen e rolit vendimarrës së gruas, shkruan Observeri.
Murati ka thënë se pagesat i përfshijnë gratë që kanë lindur nga data 1 gusht e tutje dhe se pagesat do të bëhen në llogari direkte të grave.
Më poshtë është dokumenti nga Ministria e Financave, Punës dhe Transvereve, ku njoftohet për fillimin e mbështetjes për lehonat dhe programin për shtesat e fëmijëve.
Lexo edhe: A do të ketë shkurtim të ditëve të fushatës ?/ Flasin nga KQZ-ja
Me këtë vendim nënat e reja në Kosovës do të mbështeten nga qeveria duke përfituar 170 euro në muaj dhe do të fillojë zbatimi gradual i programit për shtesat e fëmijëve.
- Lehonat e papuna në 12 muajt e fundit, të cilat figurojnë si të papuna në ATK, do të përfitojë mbështetje financiare 170 euro për 6 muaj.
- Lehonat e punësuara do të përfitojnë mbështetje financiare 170 euro për 3 muaj, krahas kompensimit të pushimit të lehonisë nga Qeveria.
- Shtesat e fëmijëve fillimisht do të përfshijnë fëmijët e lindur nga 1 janari 2020 e tutje. Ndërsa duke filluar nga Janari i vitit 2022 skema do të zgjerohet çdo 6 muaj, duke shtuar grupmosha të tjera dhe derime 1 korrik rë vitit 2003 parashihet që të përfshihen të gjitha grupmoshat nën moshën 16 vjeçare.
- Mbështetja për fëmijët e moshës 0-24 muaj do të jetë 20 euro në muaj, kurse për ata nën 16 vjeç do të jetë 10 euro në muaj.
Aplikimi për pagesa të këtyre dy kategorive do jetë i qasshëm prej ditës së nesërme, 11 shtator, përmes platformës E-kosova.
Dokumenti:
