E hënë, 5 Dhjetor, 2022
spot_img

Detaje nga takimi i Albin Kurtit me Miroslav Lajçak

- Advertisment -spot_img

Zyra e kryeministrit ka dhënë për takimin ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, z. Miroslav Lajčák, përfaqësues special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, përcjell Observeri.

Në një komunikatë për medie thuhet se në takim kryeministri Kurti ritheksoi se Kosova është palë e barabarë të dialog.

Lexo edhe: Moti për 5 ditët e ardhshme në Kosovë

Mbarëvajtja e procesit të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces ishin në qendër të takimit. Kryeministri Kurti riktheksoi se në dialog Kosova është palë e barabartë, dhe jo temë, duhet të pranohet realiteti dhe të jemi në shërbim të qytetarëve të të dy vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke.

U bisedua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Përendimor. Kryeministri Kurti konfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e BE-së, dhe perspektivën evropiane të rajonit, thuhet tutje në njoftim.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm