E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Detaje nga mbledhja për masat e reja anti COVID-19 në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Masat anti-Covid do të vazhdojnë të jenë pothuajse të njëjta me ato të miratuara më 27 shtator. Ndryshim pritet të ketë në orarin e kufizimit të lëvizjes dhe në atë të gastronomisë.

Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, sot ka takuar përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës, me të cilët ka diskutuar masat anti-Covid.

Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se në këtë takim kanë marrë pjesë vetëm dy kryetarë komunash, pasi MSH-ja nuk ka njoftuar me kohë për takimin e sotëm.

Ai ka deklaruar se komunat kanë propozuar që të hiqet ora policore dhe maska kur një person është i vetëm në ambient të jashtëm, por kjo nuk është miratuar nga MSh-ja.

Ibrahimi bëri të ditur se do të ketë ndryshime sa i përket lirisë së lëvizjes dhe orarit të gastronomisë.

Takimi ishte informues, jo koordinues. Kanë marrë pjesë vetëm kryetari i Mamushës dhe Suharekës. Ora policore do të jetë nga ora 00:00-05:00, ndërkaq orari i gastronomisë do të zgjatet deri në orën 23:00.

Sazan Ibrahimi – Kryetar i AKK-së

Ai tha se në takimin e sotëm AKK-ja ka paraqitur edhe listën e shteteve në të cilat nuk ka orë policore dhe maskat nuk janë të obligueshme në ambiente të jashtme, por që nuk është marrë parasysh nga Gexha-Bunjaku./observeri/

Lexo dhe: Fushata zgjedhore për balotazh do të jetë vetëm pesë ditë

Artikuj të ngjashëm