E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Dështon mbledhja e kryesisë, opozita thotë se është urgjente që të ndodh debati parlamentar për gazsjellësin

- Advertisment -spot_img

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se në këtë mbledhje munguan nënkryetarët.

Ai shtoi se është në urgjencë që të ndodh debati parlamentar lidhur me gazsjellësin.

Dua të ritheksoj që për ne si grup parlamentar është jashtëzakonisht me urgjencë që të ndodh debati parlamentar dhe Kuvendi të miratoj një rezolutë. Qeveria nuk ka dhënë asnjë argument tjetër. Me urgjencë duhet të rikthehet ky vendim sepse është duke i bërë dëm të madh të Kosovës

ka thënë Tahiri.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se debati parlamentar për këtë çështje është i mirëseardhur.

Ne e kemi theksuar se është debat i mirëseardhur. Qeveria ka bërë gabim strategjik sa i përket këtij aspekti. Gabim strategjik duhet të sanohet dhe të evitohet sa më parë. Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk është i përfshirë në rrjedha të tilla të gazit

ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se si deputet të opozitës duhet ti ndërmarrin të gjitha hapat që të parandalojnë dëmet e mëtutjeshme që i ka shkaktuar kjo Qeveri në raport me gazin.

Artikuj të ngjashëm