E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Deri më tani në Kosovë janë administruar mbi 17,000 stikersa për targat

- Advertisment -spot_img

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se Agjencia për Regjistrim Civil dhe Pikat e Kalimit Kufitar, në tërë Kosovën, deri më tani kanë administruar gjithsej 17,090 stikersa për targat.

Sipas njoftimit të MPB-së, që nga fillimi i zbatimit të pikës 2 të marrëveshjes për targat të arritur në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, nëpër pikat kufitare deri më tani janë administruar 12,994 stikersa ndërkaq nëpër Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve, janë administruar 4,096 stikersa.

Sipas pikës 2 të marrëveshjes së arritur mes dy vendeve më 30 shtator, nga 4 tetori, ora 8:00, hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse (mbulimi i simboleve shtetërore), në pajtim me kornizën e dialogut të ndihmuar nga BE-ja dhe do të aplikohet si masë e përkohshme derisa të vendoset një masë e përhershme./Observeri/

Image

Artikuj të ngjashëm