E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Deri më tani janë bërë 60 mijë aplikime për shtesat për fëmijë

- Advertisment -spot_img

Që nga shtatori i këtij viti e deri më tani janë gjithsej 60 mijë aplikime për shtesat për fëmijë.

Ministria e Financave ka njoftuar se ky aplikim është i hapur për të gjithë fëmijët e lindur në periudhën 2015 – 2021.

Hapja e aplikimit është bërë më 11 shtator të këtij viti.

Qeveria e Kosovës kishte njoftuar se fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2020 do marrin 20 euro në muaj.

Ndërsa nga janari i vitit 2022 gradualisht do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 euro në muaj.

Për të aplikuar për shtesat për fëmijë klikoni KËTU./observeri/

Lexo edhe: Rritet borxhi publik në Kosovë në 1.5 miliardë euro

Artikuj të ngjashëm