E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

“Der Standard”: Me sa duket Borrellit po ia shkruan Beogradi postimet në Twitter

- Advertisment -spot_img

Në një koment mbi zhvillimet e fundit në Ballkan, gazeta austriake “Der Standard”, mes tjerash, shkruan: “Kur policia (e Kosovës) këtë javë zhvilloi një aksion kundër kriminelëve, vetëm njëri nga të arrestuarit ishte serb”, shkruan Enver Robelli, transmeton Observeri.

Megjithatë, serbët e Kosovës sulmuan policinë, por edhe Beogradi u soll thua se në Kosovë po përndiqen serbët. Vuçiqi foli pallavra mbi dhunën që gjoja po ushtruakan autoritetet kosovare.

Der Standard

Më tej, “Der Standard” shkroi se postimet në Twitter të kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, po diktoheshin nga Beogradi.

Përballë këtyre përpjekjeve të koordinuara për destabilizim BE nuk reagoi me vërejtje të qarta, por e përkeqësoi situatën edhe më shumë. Kryediplomati i BE-së Josep Borrell nuk e përkrahu shtetin ligjor kosovar, por kritikoi policinë kosovare për shkak të gjoja ‘masave të pakoordinuara’. Me sa duket atij Beogradi po ia dikton postimet në Twitter dhe ai po beson se na qenkësh kompetent për të mbrojtur kriminelët.

Der Standard

Gjatë aksionit policor të mërkurën, Borrell shkroi në Twitter se “incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme”. Për këtë, ai mori reagime të shumta, madje edhe nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Aksioni policor më 13 tetor është zhvilluar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Policia e Kosovës ka thënë se në këtë aksion janë sekuestruar mallra “të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj”.

Nga tetë të arrestuar, pesë prej tyre iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji gjatë ditës së sotme, kurse tre prej tyre janë liruar. Ndërkaq janë shpallur në kërkim edhe dhjetë të tjerë, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në kontrabandë me mallra. Dhjetë policë kanë mbetur të lënduar./observeri/

Lexo edhe: Petkoviq thotë se Kurti po krijon kriza për një grusht votash

Artikuj të ngjashëm