E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Deputeti i Listës Serbe: Dikush ka për qëllim që të shkaktohen trazira në Veri

- Advertisment -spot_img

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, nga pika kufitare në Jarinjë ka thënë se e gjitha ajo çfarë ka ndodhur sot ka qenë e qëllime për të shkaktuar trazira.

Ai ka thënë se nuk e kanë ndërmend të largohen nga pika kufitare e Jarinjës

Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë, mos me ra pre e provokimeve që nuk po dihet se kush i ka nxit. Dikush ka qëllim që të shkaktohen trazira në Veri, ju jeni gazetarë dhe e kuptoni këtë më shumë se shumë të tjerë.

ka thene Simiq.

Simiq ndër të tjera deklaroi se edhe në takimin që sapo përfundoi mes Vuçiqit dhe Lajçakut është biseduar rreth asaj që ka ndodhur sot në Jarinjë.

Me gjasë ka përfunduar takimi mes Vuçiq dhe Lajçak, është biseduar aty edhe për këto tensione, ju po e shihni që personat janë të revoltuar askush nuk po ka qejf të qëndrojnë këtu në këto barrikada. Po e shihni që Policia po qëndron pranë shtëpive familjare. Sidoqoftë ne e porosisim Brukselin dhe të tjerët se duam të jetojmë një jetë normale siç ka qenë jeta para vendimit të sotshëm. Duhet m’u zgjidh të gjitha problemet mes Prishtinës dhe Beogradit apo mes shqiptarëve apo serbëve. Kemi të drejtë për protestë paqësore por po ashtu njerëzit kanë nevojë për lëvizje të lirë

Simiq para gazetarëve.

Artikuj të ngjashëm