E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Deliu kritikon Qeverinë Kurti, thotë se ka dështuar të menaxhojë çdo situatë të krijuar

- Advertisment -spot_img

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Aliu ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti.

Aliu thotë se “Qeveria ka dështuar të menaxhojë çdo situatë të krijuar, por ka shkaktuar të tjera tensionuese si formë shantazhi për sigurinë e përgjithshme publike”.

Suksesi i një qeverie matet me përmirësimin e kualitetit të jetës. Standardi i krijuar jetësor mbetet gjykuesi i vetëm i punës së një qeverie. Kur mirëqenia qytetare pëson përkeqësim, të gjitha argumentimet tjera mbesin ‘llafe, llafe…’. Sot qytetarët janë më të varfër, ndërsa premtimet profetike të qeveritarëve po tingëllojnë secilën herë më qesharake. Kjo Qeveri, jo vetëm ka dështuar të menaxhojë çdo situatë të krijuar, por ka shkaktuar të tjera tensionuese si formë shantazhi për sigurinë e përgjithshme publike. Por, nuk mund të pritet ndryshe nga një Qeveri që fajëson qytetarët për varfërimin e mirëqenies së tyre, siç është rasti më i freskët me ngritjen e çmimeve të produkteve elementare

thotë Deliu.

Tutje ajo ka cituar një autor turk, duke thënë se Qeveritë e këqija gjithmonë gënjejnë.

Si thotë një autor turk: Qeveritë e këqija gjithmonë gënjejnë, sepse të tregosh të vërtetën kërkon nderë dhe guxim

shkruan në Facebook Deliu.

Artikuj të ngjashëm