E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Del nga binarët treni në relacionin Fushë Kosovë – Prishtinë

- Advertisment -spot_img

Treni që po qarkullonte sot në relacionin nga Fushë Kosova në Prishtinë, ka dalë nga binarët.

Lajmin e ka bërë të ditur Mirsim Beqiri, kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike(KHAIA) në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.

Beqiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në aksin hekurudhor Fushë Kosovë-Prishtinë ka ndodhur një incident.

“Treni i udhëtarëve del nga binarët. Fatmirësisht pa të lënduar.

Në këtë udhëkryq nuk kishte sinjalizim horizontal e as vertikal!!!”, ka shkruar ai.

/observeri/

Lexo edhe: Fushata zgjedhore për balotazh 5 ditë, këto janë të gjitha aktivitetet

Artikuj të ngjashëm