E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Deklarohet kryeministri Kurti pas kërcënimeve që mori mbrëmë

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës është deklaruar lidhur me kërcënimin që i është bërë mbrëmë publikisht në rrjetet sociale.

I pyetur nga gazetarët se a ndihet i frikësuar nga këto kërcënime, Kurti ka thënë se nuk ndjehet i rrezikuar nga askush.

Së pari unë nuk ndjehem i rrezikuar, mirëpo janë organet e sigurisë ato të cilat i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethana të caktuara. Përndryshe unë as dje as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time.

ka deklaruar Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme ka marrë kërcënime dhe si pasojë është shtuar edhe kujdesti dhe niveli i sigurisë ndaj tij, është njoftuar nga Zyra e Kryeministrit.

Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt

ka njoftuar zëdhënësi Përparim Kryeziu për Observerin

Observeri ka mësuar se kërcënimi është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale nga një person me profil të rrejshëm. Ai ka premtuar një shumë parash për vrasjen e Kurtit.

Kush e vret Albin Kurtin i ka 35 mijë euro

ka shkruar.

Artikuj të ngjashëm