E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për vjedhjen e dy milionë eurove nga Thesari

- Advertisment -spot_img

Të akuzuarit Labinot Gruda dhe Kadri Shala, janë deklaruar të pafajshëm në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në këtë rast, dy të akuzuarit ngarkohen se i shkaktuan dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Valdet Gashi, të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë për veprat penale që iu vihen në barrë.

Ndërsa, i akuzuari Shala ka shtuar se do të lë mundësinë që lidhur me deklarimin e fajësisë të deklarohet në fazat tjera.

Nëse ka mundësi, lidhur me fajësinë të deklarohem në fazat tjera

tha i akuzuari.

Meqenëse të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë, gjykatësi i rastit, Arben Hoti, i ka njoftuar ata se brenda afatit prej 30 ditësh, kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, raporton Betimi për Drejtësi.

Gjithashtu, në këtë seancë, gjykatësi Hoti ka refuzuar propozimin e mbrojtësit të të akuzuarit Shala, avokatit Osman Hoxha, që të mbrojturit të tij, t’i ndërpritet masa e paraburgimit dhe t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.

Artikuj të ngjashëm