E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Daut Haradinaj: Arrestimi dhe përgjakja e Dardan Molliqajt duhet të jetë rast për Inspektoratin Policor

- Advertisment -spot_img

Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, Daut Haradinaj përmes një postimi në facebook ka reaguar pas arrestimit kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt, shkruan Observeri.

Haradinaj ka shkruar se kushtetuta e Kosovës garanton të drejtën për të protestuar.

Prandaj arrestimi dhe përgjakja e Dardan Molliqajt duhet të jetë rast për Inspektoriatin Policor, për të verifikuar se a ka pasur tejkalim të kompetencave.

Daut Haradinaj, AAK

Molliqaj u arrestua sot pasi ai dhe aktivistët e tjerë e kanë ndërprerë konferencën e Kryetares  së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

Lexo edhe: Reperi kosovar dënohet me 1 vjet e 4 muaj burg

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm