E martë, 25 Janar, 2022
spot_img

Dardan Molliqaj: Veriu nuk është vend për ekspozim armatimesh, por për strategji të mirëmenduar diplomatike

- Advertisment -spot_img

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj përmes një postimi në facebook ka reaguar për ngjarjet e fundit në Veri të Kosovës, shkruan Observeri.

Molliqaj ka kritikuar Qeverinë duke thënë se duhet dhënë llogaridhënie të politikës, siç e quan ai, shkurtpamëse që po e bëjnë ata.

Problemi i targave po shpien tek mungesa e autoritetit shtetëror të institucioneve të Republikes në veri. Secili segment i raporteve me Serbinë e reflekton tërësinë. Prandaj me Serbinë nuk duhen gjeste të çastit, por politikë me vizion dhe guxim. Veriu nuk është vend për ekspozim armatimesh, por për strategji të mirëmenduar diplomatike dhe të sigurisë nëse vërtetë ke vendosur ta thyesh status-quon.

Dardan Molliqaj

Lexo edhe: A do të sjellë probleme “Ballkani i hapur” në marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri ? / Flet Edi Rama

Molliqaj ka thënë se reciprociteti i targave ndaj Serbisë ka bërë që të ketë mungesë të autoritetit shtetëror të Kosovës në veri.

Kreu i PSD-së ka shtuar se partitë opozitare nuk duhet të ndahen nëse janë me Kosovën apo Serbinë, por se duhet të kërkojnë llogari për situatën e krijuar.

Partitë opozitare as opinioni publik nuk ka pse të dëshmohet para Kurtit. Këtu nuk ka vend për ndarjen nëse je me Kosovën apo me Serbinë. Partitë opozitare në Kuvend duhet të kërkojnë llogari për këtë papërgjegjësi të rrezikshme

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm