E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Dalja e qytetarëve në zgjedhjet e së dielës ishte 6% më e ultë se më 14 shkurt, thotë Kusari-Lila

- Advertisment -spot_img

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila në seancën e Kuvendit ka folur për procesin zgjedhor të së dielës.

Kusari-Lila tha se me 17 tetor qytetarët e republikës dëshmuan sjelljen shembullore në zgjedhjet lokale.

Ajo tha se dalja në këto zgjedhje e qytetarëve ishte më e ultë se në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Dalja e qytetarëve në këto zgjedhje ishte 6% më e vogël se ajo në zgjedhjet nacionale. Tani kur një numër i madh i komunave do të kenë një raund të dytë të votimeve para vetes i kemi edhe 4 javë për angazhim politik.

Mimoza Kusari-Lila – Shefe e LVV-së

Ajo ka folur edhe për situatën me pandeminë, përderisa shtoi se kemi një normalizim të situatës.

Kemi pasur një përmirësim të ndjeshëm të situatës me pandeminë krahasuar me vendet tjera në rajon. Aktualisht në Kosovë janë 35.6% të qytetarëve të vaksinuar me dy doza, kurse në total janë administruar 1 milionë e 483 mijë e 688 doza të vaksinës.

Tha Kusari-Lila

Kusari-Lila ka shtuar se këto statistika nuk duhet të na japin përshtypjen se e kemi kaluar krizën.

Ky proces nuk do të thotë qe veprimtaritë dhe angazhimet tona duhet të ndalen apo ngadalësohen.

Përfundoi Kusari-Lila

/observeri/

Lexo edhe: Raporti i SHSKUK-së për të hospitalizuarit në Kosovë

Artikuj të ngjashëm