E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Daka i drejtohet Avokatit të Popullit lidhur me shkarkimin e saj nga presidentja Osmani

- Advertisment -spot_img

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë për Klan Kosova se sot do të dërgojë kërkesën te Avokati i Popullit për ta shqyrtuar shkarkimin e saj nga presidentja Vjosa Osmani në mënyrë që ky institucion më pas të mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në emër të saj.

Unë gjatë ditës së nesërme do ta dërgoj një kërkesë te Avokati i Popullit, sepse Kushtetuta nuk ma lejon mundësinë që unë drejtpërdrejt t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese me kërkesë po këtë mund ta bëjë Avokati i Popullit në emrin tim. Meqë deputetët dështuan t’i mbledhin nënshkrimet dhe ta dërgojnë këtë çështje në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë të drejtpërdrejtë çka mendoj se është për të ardhur keq, sepse nuk është në pyetje rasti i Valdete Dakës por është në pyetje një institucion i pavarur dhe është në pyetje që një herë e përgjithmonë të zgjidhet dilema nëse ka të drejtë presidenti/ja që në mënyrë arbitrare të shkarkojë kryesuesin e një organi të pavarur

ka thënë ajo.

Ajo tutje ka thënë se nuk e ka kërcënuar presidenten, përkundrazi ka thënë se është duke e ushtruar të drejtën e saj ligjore e cila i takon asaj./Observeri/

Artikuj të ngjashëm