E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Dajkovic reagon pas deklaratave të Kryeministrit Kurti

- Advertisment -spot_img

Politikani serb i cili jeton në Mal të Zi përmes një postimi në facebook ka reaguar pasi nuk u lejua të hyjë në Kosovë, shkruan Observeri.

Ai ka shkruar se Kurti, në deklaratën zyrtare, e ka quajtur ekstremist dhe njeri me pamje ′′ pro-serbe ′′ që erdhi për të bërë trazira në Kosovë dhe Metohi.

Zotëri Kurti, nuk kam qëndrime ′′ pro-serbe por – Srpska. Kam lindur serb dhe do vdes serb. Unë nuk jam ekstremist, dhe sidomos jo mercenar rus. Për më tepër, kalova një pjesë të shkollimit tim në Perëndim.

Vladislav Dajkovic

Lexo edhe: Kryeministri Kurti publikon fotografi të indivdëve të cilët po marrin pjesë në bllokimet në Jarinjë dhe Bërnjak/ Detaje

Tutje Dajkovic ka shkruar se nuk ka ofenduar asnjë polic shqiptar.

Gjithashtu ai ka shkruar se këto ditë ka marrë shume mesazhe kërcënuese.

Vladislav Dajkoviq, njëri nga dy emrat që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i përmendi si persona me të kaluar kriminale dhe me pikëpamje ekstremiste i ka reaguar kreut të qeverisë, duke thënë se ai nuk ka qëndrime “pro-serbe”, por vetëm serbe.

Artikuj të ngjashëm