E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Dafina Zeqiri ka dy fjalë për kryeministrin Kurti pas vendimit për reciprocitet

- Advertisment -spot_img

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, krahas muzikës është mjaft e përfshirë edhe në çështje të tjera.

Ajo ditën e sotme (e hënë) ka reaguar në rrjete sociale pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për të zbatuar reciprocitetin në çështjen e tabelave.

Artistja ka postuar një fotografi të Kurtit të realizuar në seancën e sotme të Kuvendit duke shprehur mbështetjen e saj të plotë për vendimin.

“Yes sir”, kanë qenë fjalët e 32-vjeçares.

Labinot Tahiri po ashtu ka qenë ndër figurat publike i cili ka dhënë mendimin e tij në lidhje me këtë, duke e përgëzuar kryeministrin për vendimin e marrë./Observeri/

Artikuj të ngjashëm