E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Cramon i reagon Grenellit: Pika kufitare në Merdar është ndërtuar nga BE-ja në vlerë 6 milionë euro

- Advertisment -spot_img

Ish i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë Richard Grenell, i cili  po qëndon në Kosovë, ka thënë se kufiri në Merdar, është vënë në funksion si pjesë e Marrëveshjes së Washingtonit.

Në llogarinë e tij në Tëitter, Grenell ka publikuar edhe fotografi duke kaluar tek kufiri Merdarë.

Sot kalova kufirin me Kosovën Serbinë në Merdar. Donald Trump e vuri në funksionim këtë stacion të ri kalimi si pjesë e 4 Marrëveshjeve të Normalizimit Ekonomik.

Ish i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë -Richard Grenell

Ndaj tij, ka reaguar raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.

Cramon në Tëittër, ka thënë se pika e Merdarës u ndërtua me 6 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së dhe jo të ShBA-së.

Tutje ka përmendur edhe cështjen e emërtimit të Liqenit të Ujmanit, duke i thënë se do të ishte mirë që investohej në vend të ndryshimit të emrit.

Do të ishte mirë nëse do të ishte e vërtetë. Pika CC Merdare u ndërtua nga 6 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së. Herën tjetër në vend që ta riemërtoni Liqenin e Ujmanit sillni edhe pak para.

Viola von Cramon – Raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian

Ndërkaq, të enjten për Marrëveshjen e Washingtonit, ka folur edhe ish-presidenti Donald Trump.

Trump ka bërë thirrje që marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e ndërmjetësuar nga administrata e tij nuk duhet të braktisen, sepse siç ka thënë ai, janë historike dhe janë në pyetje shumë jetë njerëzish.

/observeri/

Lexo edhe: Donald Trump lëshon një deklaratë për dialogun Kosovë – Serbi

Artikuj të ngjashëm