E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Çka thonë nga VV pas koalicioneve në Prizren

- Advertisment -spot_img

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se nuk janë befasuar nga koalicioni PDK-AAK-Nisma në Prizren.

Ai në emisionin “Frontal”, në T7 tha se bashkimi i tyre ka të bëjë me rikthimin e PAN-it.

Madje, Abrashi tha se qeverisja e PDK-se e ka për qëllim vetëm zhvatjen.

Jo assesi. Kjo që ndodhi sot në Prizren për ne është e njohur. Kemi të bëjmë me një rikthim të PAN-it dhe kemi garë me PAN-in, me strukturat e kësaj partie të cilat janë të integruara në interesa klanore dhe grupore. Interesi i tyre nuk është assesi qeverisja por zhvatja dhe ato gjërat që do ta shkatërrojnë qytetin tonë

ka thënë ai.

Abrashi deklaroi se mbështetja e prizrenasve ndaj këtij koalicioni do të jetë e ulët. Kjo për shkak që siç tha ata kanë lënë shije të keqe në këtë qytet.

Kur flasim për një marrëveshje që i ka dhënë jetë PAN-it, kujtimet e këqija të këtyre subjekteve politike janë organizuar nga ata prandaj për ajo shije është e njohur në Prizren dhe se kjo gjë ndodhë me kundërshtarët tanë veç se na ka dhënë një motiv shtesë

ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm