E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Cilësia e ajrit në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Gjatë ditës së sotme në shumicën e qyteteve të Kosovës ajri është me cilësi të pranueshme.

Sipas të dhënave nga matësit e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), ajër me cilësi të pranueshme u regjistrua në tre matësit e vendosur në Prishtinë tek IHMK, Rilindja dhe matësi mobil, Drenas, Gjilan, Prizren, Pejë , Palaj dhe Dardhishtë.

Në Brezovicë ajri është i cilësisë së mirë, ndërsa në Mitrovicë ajri është i cilësisë mesatare.

Lexo edhe: ​Numër i madh i armëve pa leje në Kosovë, Sveçla: Jemi në fazën e draftimit të ndryshimeve ligjore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore. Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Materiale me rëndësi për cilësinë e ajrit mund t’i lexoni duke klikuar në LINK.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm