E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Buxheti mbi 100 milion për ushtrinë, Mehaj: Mbrojtja dhe siguria e vendit janë prioritet yni

- Advertisment -spot_img

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është deklaruar pas miratimit të buxhetit për vitin 2022 dhe ndarjen mbi 100 milion euro për Ushtrinë e Kosovës.

Mehaj ka thënë se buxheti prej 100 milion eurove për ushtrinë është dëshmi shumë e fuqishme se jemi të vendosur në realizimin e synimeve tona shtetërore.

Ai tutje ka thënë se mbrojtja dhe siguria e vendit janë prioritet i Qeverisë Kurti.

Ndërtimi, zhvillimi dhe modernizimi i Forcave tona të Armatosura për përmbushjen e plotë dhe efektive të misionit tê shenjtê është detyrim yni kushtetues dhe ligjor.
Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës bashkë me SHBA-në dhe aleatët tjerë!

ka shkruar Mehaj në Facebook.

Artikuj të ngjashëm