E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Bukë e pashtetë, shujta e Njësisë Speciale të Kosovës në Bërnjak

- Advertisment -spot_img

Një fotografi e ushqimit që iu shërbehet pjesëtarëve të Njësisë Speciale në Bërnjak, që po mbajnë rendin në veri, është bërë virale në rrjete sociale.

Sipas kësaj fotografie, shujta që iu shërbehet pjesëtarëve të Speciales është një pashtetë me një copë bukë dhe jogurt.

Ndryshe, qytetarët serbë edhe gjatë të martës kanë vazhduar protestën, duke bllokuar rrugët që shpiejnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Forcat e Policisë së Kosovës kanë qëndruar në gatishmëri gjatë gjithë natës, pas protestave lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për masë reciprociteti për targat e veturave të regjistruara në Serbi, që hyjnë në Kosovë.

Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Këto targa të përkohshme po u vendosen veturave në xhama para dhe prapa./observeri/

Lexo edhe: Rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

Artikuj të ngjashëm