E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Brenda nëntë muajve të këtij viti, 300 gra të moshës mbi 50-vjeçare janë diagnostikuar me kancer të gjirit

- Advertisment -spot_img

Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku sot ka vizituar Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), raporton KP, transmeton Observeri.

Sipas saj në nëntë mujorin e vitit 2021, 400 gra mbi moshën 50 vjeçare kanë marr trajtim onkologjisë, derisa kanë pasur prioritet në vaksinimit kundër COVID-19.

Gexha-Bunjaku ka shtuar se janë duke bërë përpjekje për plotësimin e listës esenciale ndonëse buxheti për këtë vit ka qenë i ulët.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se nga java e ardhshme për shkak të kushteve pandemike më të mira do nis shërbimi për mamograf mobil në komunat qe kanë mungesë të kësaj pajisje.

Drejtori i Klinikës Infektive, Ilir Kurtishi tha se vetëm në këtë 9 mujor me kancer të gjirit janë identifikuar 300 paciente që i takojnë moshës mbi 50 vjeçare.

Ndërsa, shtoi se aktualisht nga e premtja po mungojnë disa citostatikë për çka deklaroi se brenda këtyre ditëve do furnizohen nga barnatorja qendrore. /observeri/

Lexo edhe: Vuçiq thotë se lufta më e dhimbshme për Serbinë është zgjidhja e çështjes së Kosovës

Artikuj të ngjashëm