E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

OBSH-ja më pesimiste për fundin e pandemisë

- Advertisment -spot_img

Organizata Botërore e Shëndetësisë është pesimiste se vaksinat kundër COVID-19 do t’i japin fund pandemisë. Variantet e reja të virusit, sipas OBSH-së, po zbehin shpresat për arritjen e imunitetit të tufës.

Marrë parasysh faktin se virusi mund të jetë prezentë për shumë vite, kreu i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha se mbase zyrtarët shëndetësorë duhet të planifikojnë një përshtatje të strategjisë së vaksinimit në veçanti kur bëhet fjalë për një dozë shtesë të vaksinës.

Në muajin maj OBSH-ja pati thënë se “pandemia do të përfundojë kur të arrihet vaksinimi i 70 për qind të popullatës së botës”.

Agjencia AFP e ka pyetur zyrtarin e OBSH-së, Kluge nëse kjo përqindje mbetet ende një pikësynim i organizatës, mirëpo ai tha se situata ka ndryshuar për shkak të varianteve të reja, siç është Delta.

Unë mendoj se kjo na çon në atë pikë ku qëllimi i vaksinimit është para së gjithash për të parandaluar sëmundje më serioze dhe vdekshmërinë.

tha ai

“Në duhet të përshtasim gradualisht strategjinë e vaksinimit nëse e marrin parasysh faktin se COVID-19 do të vazhdojë të ndryshojë dhe të mbetet me ne, ashtu siç është gripi”, shtoi ai.

Varianti Delta vlerësohet të jetë 60 për qind më i transmetueshëm se varianti dominues i mëparshëm Alpha, dhe dy herë më ngjitës se virusi origjinal i koronavirusit i zbuluar në Vuhan të Kinës.

Sa më ngjitës të jetë virusi, aq më i lartë është kufiri për arritjen e imunitetit të tufës./rel

Artikuj të ngjashëm