E diel, 27 Nëntor, 2022
spot_img

Italia vitin e ardhshëm mban referendum për dekriminalizimin e kanabisit

- Advertisment -spot_img

Italia pritet të vendosë nëse do ta kriminalizojë kanabisin, në një referendum që do ta mbajë vitin e ardhshëm, pasi disa grupe aktivistësh kanë arritur që të mbledhin 500,000 nënshkrimet e nevojshme për këtë qëllim.

Referendumet në Itali mund të zhvillohen nëse sigurohen 500,000 nënshkrime, ndërkohë që kjo është bërë e mundshme para 30 shtatorit, kur ishte edhe afati përfundimtar për t’i mbledhur ato.

Nëse populli italian voton për ta dekriminalizuar kanabisin, blerja, shitja dhe kultivimi i këtij lloji të drogës do të lejohet sipas ligjit italian.

Më shumë se 500,000 nënshkrime online janë siguruar për vetëm një javë për referendumin për kanabisin

kanë shkruar aktivistët në llogarinë e tyre në Facebook.

Konsumimi i kanabisit nuk është krim sipas ligjit italian, ndërkohë që për qëllime mjekësore është e lejuar edhe marihuana. Megjithatë, blerja, shitja dhe kultivimi masiv i kanabisit është ilegal dhe sipas ligjit, dilerët mund të përballen me 10 vjet burgim nëse kapen.

Nëse kanabisi do të ishte i ligjshëm, do t’i jepte fund gjykimeve të panevojshme për sasi të vogla të drogës, dhe do të siguronte që pacientët që e përdorin atë për të lehtësuar dhimbjen e tyre torturuese, nuk do të duhet të përballen kurrë më me gjykata

kanë shtuar aktivistët.

Sipas tyre, legalizimi i kanabisit do të gjeneronte me mijëra vende të reja punë dhe do të rriste të ardhurat tatimore për shtetin.

Ndonëse Italia e kishte dekriminalizuar konsumimin e kanabisit për qëllime rekreacioni në vitin 1993, në vitin 2006 një ligj kishte vendosur dënime për konsumatorët dhe po ashtu dënime me burg për kultivuesit dhe shitësit e saj.

Aktivistët e nismës për dekriminalizimin e kanabisit kanë thënë se në Itali janë 6 milionë përdorues të kësaj droge.

Artikuj të ngjashëm