E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Bosnja në rrezik të luftës së re, paralajmëron përfaqësuesi ndërkombëtar

- Advertisment -spot_img

Lideri i serbëve në Bosnjë, Milorad Dodik, po kërcënon vendin me dalje nga institucionet dhe krijim të ushtrisë kombëtare brenda mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe rindërtimin e një force serbe. Më 14 tetor, Dodiku ka thënë se do të detyrojë ushtrinë e Bosnjës të tërhiqet nga Republika Serbe dhe nëse Perëndimi tenton të intervenojë ushtarakisht, ai “ka miq” që i kanë premtuar përkrahjen e kauzës serbe, duke iu referuar lidhjes me Rusinë.

Policia serbe e Bosnjës ka kryer ushtrime “anti-terrorizëm” muajin e shkuar, në vendin nga ku forcat serbe bombarduan Sarajevën në periudhën 1992-1995.

Kjo është e barabartë me shkëputjen, pa e deklaruar atë

ka thënë Schmidt, në një raport të dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, të premten. Ai ka thënë se veprimet e Dodikut jo vetëm që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në vend, por nëse s’ka përgjigje ndërkombëtare – mund të shpijë në prishje të Marrëveshjes së Daytonit.

Përfaqësuesi i lartë ka thënë se ka shumë gjasa që të ketë përplasje të forcave kombëtare boshnjake me ato të policisë serbe në Bosnjë.

“Po që se forcat e armatosura të BeH-së ndahen në dy apo më shumë ushtri, niveli i pranisë ushtarake ndërkombëtare kërkon rivlerësim”, ka paralajmëruar ai. “Mungesa e një përgjigjeje për situatën aktuale do të kërcënonte marrëveshjen e paqes, përderisa jostabiliteti në BeH do të kishte ndikime më të gjera. Mundësitë për ndarje të mëtejme dhe luftë janë shumë reale”.

Paralajmërimet e Schmidtit u dorëzuan teksa Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara po përgatit rezolutën vjetore për të rinovuar mandatin e paqes për EUFOR-in dhe NATO-n, me votimin që pritet të bëhet të mërkurën. Moska po kërcënon se do të bllokojë rezolutën përderisa të gjitha referenca për te përfaqësuesi i lartë të hiqen.

Kremlini e ka kundërshtuar caktimin e Schmidtit dhe refuzon ta njohë autoritetin e tij.

Dyshoj që ajo që Rusia e do është të heqë qafe autoritetin e zyrës së përfaqësuesit të lartë që t’ia ndalojë atij informimin e Këshillit

ka thënë një diplomat.

Kurt Bassuener, bashkëthemelues i Këshillit të Politikave të Demokratizimit, një think-tank në Berlin, ka thënë se “duket sikur amerikanët, britanikët e francezët janë pajtuar me heqjen e referencave të përfaqësuesit”.

Javën e shkuar, zëvendësndihmës sekretar i Shtetit, Gabriel Escobar ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë me Bashkimin Evropian për t’u siguruar që do të ketë ndëshkime për çfarëdo veprimi ilegal apo destabilizues në Bosnjë.

Artikuj të ngjashëm