E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Borrell për zhvillimet në veri: Të qetësohet situata, të punohet për zgjidhje

- Advertisment -spot_img

Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë thirrje për qetësim të situatës në veri të Kosovës.

Çdo provokim ose veprim i njëanshëm duhet të shmanget pasi që ato mund të shkojnë direkt kundër njerëzve të kësaj pjese

thuhet në qëndrimin e tij

Ai ka bërë thirrje lidershipit në Prishtinë dhe Beograd për qasje të përgjegjshme dhe të punojnë përmes dialogut të ndërmjetësuar në BE për të shmangur çdo lloj eskalimi dhe të punojnë për zgjidhje të zbatueshme.

Është në interes që të gjithëve për të gjetur një rrugë përpara që mundëson lirinë e lëvizjes dhe që përmirëson jetën e njerëzve. Dialogu i lehtësuar nga BE është platforma e vetme për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura dhe ne thërrasim të dyja palët që ta përdorin atë plotësisht.

ka thene ai

“Theksojmë prapë se të gjitha marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE që nga fillimi i tij në vitin 2011 mbeten të vlefshme dhe detyruese për të dyja palët. Marrëveshjet e kaluara formojnë një element me rëndësi për normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, BE-ja dhe shtetet anëtare thërrasin Kosovën dhe Serbinë që t’i respektojnë dhe t’i zbatojnë plotësisht të gjitha detyrimet e tyre në dialog, pa asnjë vonesë të mëtejme”, perfundon njoftimi i Borell.

Artikuj të ngjashëm