E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Borrell flet sërish për marrëveshjen Kosovë-Serbi për targat: Bashkëpunimi me SHBA-të ka qenë shumë pozitiv

- Advertisment -spot_img

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell para anëtarëve të Parlamentit Evropian, ka folur sërish për marrëveshjen për targat në mes Kosovës dhe Serbisë të arritur në Bruksel.

Borrell në fjalën e tij ka në Parlamentin Evropian ka falënderuar emisarin amerikan, Gabriel Escobar për rolin e tij në zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, më tej ka theksuar se bashkëpunimi me SHBA-të është shumë i mirë.

Në Ballkanin Perëndimor, më duhet të them se bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara është shumë më i mirë. Për krizën e fundit midis Kosovës dhe Serbisë – e cila është zgjidhur falë punës së mirë të të Dërguarit tonë Special, Miroslav Lajçak – më duhet të them se bashkëpunimi ynë me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara ka qenë shumë pozitiv

ka thënë Borrell, shkruan Obseveri.

Ai më tej ka shtuar se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe partnerizohen me SHBA-të në fushat kryesore të politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Megjithatë, Borrell tha se pavarësisht lidhjes së fortë që ka BE-ja me ShBA-në, duhet të fokusohen edhe në autonominë e tyre.

Marrëdhënia jonë me Shtetet e Bashkuara është, sigurisht, shtylla më e fortë e lirisë dhe prosperitetit tonë. Ne duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë atë, por në të njëjtën kohë, ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë autonominë tonë, sepse interesat tona nuk do të përputhen gjithmonë saktësisht

shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm