E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Borelli fton Kurtin dhe Vuçiqin të kthehen në dialog

- Advertisment -spot_img

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të kthehen në situatën kur mund të vazhdojë dialogu në Bruksel.

Borell në një konferencë për media, sot, foli për situatën e fundit që u shkaktua në pikat kufitare Kosovë – Serbi, përkatësisht në Jarinjë dhe Bërnjak.

Rrugët ishin të bllokuara për 11 ditë nga serbët lokalë, të pakënaqur me masën e reciprocitetet për targat e veturave të Serbisë të vendisur nga Qeveria e Kosovës.

Kemi pasur situatë të vështirë në kufirin Kosovë – Serbi. Kam folur si me Vuçiqin ashtu edhe me Kurtin. Rastet e fundit dhe marrëveshja (për targat) tregojnë se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është rruga e vetme. Unë i ftoj të dy që të kthehen në situatën kur m und të vazhdojnë dialogun

ka thënë Borell.

Ai së fundit u kritikua gjerësisht për deklaratën pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri për luftim të kontranbandës, ku serbët po ashtu protestuan dhe bënë rezistencë. Ai tha se “aksionet e tilla duhet të koordinohen”, por kjo u mor si anim për Serbinë.

Qeveria e Kosovës iu përgjigj se për luftim të kontrabandës dhe zbatim të ligjit nuk pyet askënd./Observeri/

Artikuj të ngjashëm