E shtunë, 24 Shtator, 2022
spot_img

Blinken falënderon Qeverinë dhe popullin e Kosovës për pritjen e afganëve

- Advertisment -spot_img

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një shkrimi në Twitter ka treguar bisedën që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, i cili ka theksuar mirënjohjen ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës për pritjen e qytetarëve afgan që ishin në rrezik nga regjimi taleban, shkruan Gazeta Observeri.

Blinken ka falënderuar shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj për pritjen e refugjatëve afganë që ishin në rrezik.

Falënderova qeverinë dhe popullin e Kosovës për pritjen e afganëve në rrezik. Shumë qytetarë të Kosovës, dikur ishin refugjatë vetë, përsëri kanë demonstruar gatishmërinë dhe kapacitetin e tyre për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale.

tha Blinken

Ai ka theksuar faktin se edhe kosovarët dikur ishin refugjatë.

Në bisedën time sot me Kryeministrin e Kosovës Albin Kuri e falenderova qeverinë dhe popullin e Kosovës për pritjen e afganëve në rrezik. Qytetarët e Kosovës, shumë prej të cilëve dikur refugjatë vetë, sërish kanë demonstruar gatishmërinë dhe kapacitetin e tyre për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale

shkroi Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Artikuj të ngjashëm