E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Blerim Vela: Selakoviq si Qosiqi- Gënjeshtra është një formë e patriotizmit serb

- Advertisment -spot_img

Shefi i Stafit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar fjalimit të ministrit të Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, në mbledhjen e djeshme të Këshillin e Sigurimit.

Fjalimin e kryediplomatit serb, Vela e ka krahasuar me thënien e Dobrica Qosiqit se “gënjeshtra është formë e patriotizmit serb”.

Ajo çfarë tha dje Selakoviq për Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit është një aplikim klasik i thënies së famshme të Dobrica Qosiqit (babait të kombit serb): Gënjeshtra është një formë e patriotizmit serb dhe një konfirmim i inteligjencës sonë të lindur.

Blerim Vela- Shef i Stafit të Presidentes

Ndryshe akademiku serb, Dobrica Qosiq – avokuesi kryesor dhe më i zëshëm i ndarjes së Kosovës, konsiderohet edhe si “baba i kombit serb”.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit ka pasur përplasje mes presidentes Osmani dhe ministrit të jashtëm serb, Selakoviq.

Artikuj të ngjashëm