E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Blerim Vela reagon pasi helikopterët serbë iu afruan kufirit në veri

- Advertisment -spot_img

Shefi i Kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pasi helikopterët serbë fluturuan shumë afër territorit të Kosovës në Jarinje.

Ai në një postim në Twitter ka thënë se Serbia po i rrit tensionet në kufi duke grumbulluar njësi policoro-ushtarake.

Sipas tij, regjimi i Vuçiqit po kthehet në një politik të llojit të Millosheviqit për të kërcënuar dhe punuar në mënyrë aktive për të destabilizuar fqinjët e saj.

Serbia vazhdon të rrisë tensionet rreth kufirit me Kosovën duke grumbulluar njësi policore-ushtarake. Regjimi hegjemonik i Vuçiqit po kthehet në politikën e Millosheviqit për të kërcënuar dhe punuar në mënyrë aktive për të destabilizuar fqinjët e saj. Përsëri, ata do të dështojnë.

Lexo edhe: Kjo është gjendja me Covid-19 në Klinikën e Pulmologjisë

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm