E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Bislimi u përgjigjet akuzave të opozitës për marrëveshjen e Brukselit

- Advertisment -spot_img

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka sqaruar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, sërish çështjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat të arritur në Bruksel.

Ai ka thënë se deputet e opozitës përhapën të pavërteta dhe shpifje rreth saj.

Diskutanti i parë tha se vendimi për reciprocitet nuk është bërë në konsultim me bashkësinë ndërkombëtare dhe opozitën. Ky vendim i është komunikuar si bashkësisë ndërmkombëtare dhe opinionit vendor që nga data 9 shtator 2021, dhe unë deri sot nuk e kam ditur që MPB duhet të konsultohet me shefin e grupit parlamentar të PDK-së para se të marrë ndonjë vendim operativ.

Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i Kosovës

Zëvendëskryeministri duke iu referuar Abelard Tahirit si diskutanti i parë, tha se ai theksoi se për dy dekada Serbia ka lëshuar targa ilegale dhe nuk janë pranuar nga Kosova.

Kjo është gjysmë e vërtetë sepse po ato targa janë lëshuar për dy dekada, dhe është e pavërtetë që ato nuk janë pranuar. Ato janë pranuar dhe janë lejuar madje të janë parkuar edhe para ndërtesës së Qeverisë për vite më radhë. Në marrëveshjen datës 27 tetor 2015 në kohën e Qeverisë, Isa Mustafa, në pikën katër të kësaj marrëveshje, ku ka të bëjë për stikersa thuhet se kjo nuk do të aplikohet për qytetarët e Kosovës që mbajnë targa të Serbisë me denominime regjionale të Kosovës. Kjo marrëveshje targat “KM” i ka trajtuar si targa të Kosovës.

Tha Bislimi

Gjatë fjalës së tij, deputetët e LDK-së bënin zhurmë, dhe Bislimi iu përgjigj “Kjo zhurmë është argumenti i vetëm intelektual i juaji sot”.

Kjo marrëveshje u cilësua më e dëmshme se marrëveshja e Zajdenicës, një e vërtetë e madhe është se kjo marrëveshje është krejt ndryshme prej marrëveshjeve paraprake. Një e pavërtetë tjetër që u tha, tha se ju merrni 5 euro për sikertasa, gënjeshtër e kulluar sepse këto stikersa janë pa pagesë. Diskutanti i dytë tha se z.Kurti po bënë show, unë pajtohem se ju reciprocitetin e shihni si show. Kjo ju gërryen shumë e nuk ju len të merrni frymë.

Përfundoi Bislimi

Pas kësaj reagoi sërish shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili tha se është hera e parë që Qeveria jonë bie pre e presionit të madh, dhe arrin me pranuar një marrëveshje të dëmshme që është legalizimi i targave të Serbisë.

Është zëvendëskryeministri Besnik Bislimi që me nënshkrimin e tij ia mundësoi Serbisë me lëshu targa ilegale për Kosovën. Atyre ju intereson veriu, ata e kanë bërë një hap të madh. Pozicioni i këtij zëvendëskryeministri duhet me ndryshu, kryeministri duhet me hek prej bisedimeve me Serbinë.

Abelard Tahiri – Shefi i PDK-së

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi reagoi duke kërkuar nga zv.kryeministri të tregoi nëse këto targa janë apo nuk janë ilegale.

Nëse janë ilegale duke nënshkruar marrëveshje me Serbinë i ke legalizu. E ke legalizu autoritetin e Qeverisë së Serbisë në territorin e Kosovës. Sot me ofendime mendon se na bënë nervoz por gabim e ke.

Arben Gashi – Shefi i LDK-së

/observeri/

Lexo edhe: LDK-ja konsideron se marrëveshja e Brukselit pranon strukturat paralele dhe targat ilegale, LVV-ja e mbron atë

Artikuj të ngjashëm