E diel, 27 Nëntor, 2022
spot_img

Bislimi: Qytetarët e Luginës do të kompensohen për dëmet eventuale nga reciprociteti i targave

- Advertisment -spot_img

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se është hipokrizi po të mendohej se masa restriktive të targave do të vlenin vetëm për qytetarët shqiptarë që hyjnë në Serbi e jo për qytetarët që hyjnë nga Serbia për në Kosovë.

Bislimi ka thënë se nga masa e reciprocitetit të targave të automjeteve do të preken edhe qytetarët e Luginës, por se për ta do të dilet së shpejti me një mekanizëm për t’u kompensuar.

Do të ishte hipokrizi të mendohej se rregulla të tilla vlejnë vetëm për shqiptarët, e rregulla të veçanta ka për qytetarët që vijna nga Serbia. Është masë limituese, nuk është sponsorizuese diçka. Është limitueshme dhe e natyrshme se palët e prekura ndjehen të dëmtuara. Në këtë situatë duhet të vendosësh balancë mes interesave shtetëror dhe bashkëkombasve. Në këtë rrethanë nuk kemi mundur të marrim vendim tjetër. Gjithsesi këtë vendim ju kemi kumtuar qytetarëve të Luginës. Por me rëndësi është se kemi gjetur edhe mekanizmin përmes të cilit do të zhdëmtohen gjithë qytetarët nga Lugina të cilët si pasojë e kësaj mase detyrohen të shpenzojnë. Shuma e caktuar për tabelat me vlefshmëri prej dy muajve është rreth 5 euro

tha Bislimi në Interaktiv

Lexo edhe: Osmani: BE-ja t’i bëjë presion Serbisë që të ndalë provokimet ndaj Kosovës

Artikuj të ngjashëm