E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Bislimi: Në arkivat shtetërore të UÇK-së nuk ka asgjë të fshehtë apo të klasifikuar

- Advertisment -spot_img

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka reaguar ndaj zërave opozitar të cilët kanë kundërshtuar Qeverinë e Kosovës për pajtueshmërinë e delegacionit kosovar në dialogun me Serbinë në hapjen e arkivave shtetërore të U Ç K-së dhe arkivave të Serbisë gjatë luftës së viteve 98-99 në Kosovë.

Bislimi ka thënë se e vetmja palë që përfiton nga dakordimi i arritur në Bruksel për hapjen e arkivave është pala kosovare e cila spias tij fiton mundësinë për të konsultuar dokumente të vlefshme mbi vendndodhjen e trupave të personave të zhdukur me forcë dhe ende të pagjetur.

Bislimi ka thënë se deklaratat e tij pas takimit me delegacionin e Serbisë në Bruksel janë keqinterpretuar qëllimshëm nga eksponentët politik të cilët akuzuan qeverinë se dakordimi për hapjen e arkivave e ndryshon narrativën e “fajtorëve” per personat e zhdukur dhe madje e vendos shenjën e barazimit mes UÇK dhe Serbisë.

Nga deklarata për hapjen e arkivave, Bislimi ka thënë se janë katër konkludime duke nisur nga ajo se Kosova e sheh me urgjencë përfundimin sa më të shpejtë të mundshëm të procesit të gjetjes së të zhdukurve

Si konkludim të dytë ai ka thënë se ngecja e deritashme në dialog ka ndodhur për shkak të mosgatishmërisë së Serbisë për të bashkëpunuar me seriozitet.

Ai ka thënë në konkudimin e tretë se hapja e këtyre arkivave është e domosdoshme nëse pala serbe dëshiron të dëshmojë konstruktivitetin e saj në proces.

Dhe në pikën e katër Bislimi ka thënë se të gjitha dokumentet rreth UÇK dhe aktivitetit të saj janë pjesë e arkivit shtetëror të Kosovës dhe se të gjitha janë të hapura e se janë shfrytëzuar dhe shfrytëzohen nga vendorë e ndërkombëtarë. Ka deklaruar se nuk ka asgjë të fshehtë e se s’ka arsye për të fshehur.

Në këtë kontekst, e vetmja palë që përfiton nga dakordimi i arritur në Bruksel (në rast se respektohet nga Serbia dhe për këtë mund të diskutojmë gjithsesi), është pala kosovare, e cila fiton mundësinë për të konsultuar dokumente të vlefshme mbi vendndodhjen e trupave të personave të zhdukur me forcë dhe ende të pagjetur. Përfundimit të ankthit të familjeve të këtyre personave do të duhej t’i gëzohemi të gjithë, e jo të tmerrohemi nga suksesi eventual i ekipit tonë të dialogut.

ka thënë më tej Bislimi

Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës se ky dakordim e ndryshon narrativen e fajtorëve, Bislimi ka thënë se ata “kanë rënë në atë kurth me qëndrimet e tyre të deritanishme”.

Ka qenë mu kjo rezistencë falco dhe ne fakt e pasubstancë (meqë arkivat shtetërore të Kosovës kanë qenë të përpunuara dhe ripërpunuara shume herë) që i ka shërbyer narratives së barazisë. Serbia ka pasur para vetes në vazhdimësi një argument të servuar nga ne për të fshehur informacionet për të zhdukurit me forcë. Mos harroni që janë të njëjtët ‘mbrojtës’ që na e kanë gatuar ‘marrëveshjen’ për të pagjeturit vitin e kaluar, një dokument me zero fjali thelbësore e zero përkushtim për personat e zhdukur me forcë. Për dijeninë tuaj krejt çka janë ‘dakorduar’ në vetëm 9 fjali (dhe flasin për rëndësinë dhe ndjeshmërinë e temës) ka qenë që kjo tematikë të trajtohet vetëm pasi të ketë ardhur njohja nga Serbia. Kaq për seriozitetin, përkushtimim, profesionalizmin dhe largpamësinë e tyre. Pjesa më e madhe e atyre që kanë orkestruar sulmet, kanë përhapur gënjeshtrat dhe shpërndarë mjegullën dhe frikën, janë të njëjtit që nga pas lufta kanë fituar poste e tenderë duke u thirrur mu në emër të së njëjtës UÇK. Andaj edhe duhet kuptuar gatishmërinë e tyre për ta sabotuar pamëshirshëm edhe një proces kaq të ndjeshëm, nga tmerri se mos përfundimisht pala kosovare po nxjerr një marrëveshje të dobishme nga bisedimet.

ka përfunduar ai

Artikuj të ngjashëm