E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Bislimi: Haziri në Gjilan ka blerë vota nga Lista Serbe

- Advertisment -spot_img

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se janë dy arsye pse Gjilani ka shkuar në balotazh e nuk e ka fituar në raundin e parë të zgjedhjeve kandidati i Vetëvendosjes, Alban Hyseni.

Ai ka thënë se një kanë qenë sondazhe e porositura që e kanë projektuar Hazirin fitues pa balotazh dhe e dyta ka qenë votat nga qytetarët serbë në Gjilan, që Bislimi thotë se Haziri i ka blerë nga Lista Serbe apo janë pjesë e kalkulimeve të Beogradit.

Në Gjilan gara është dashur të përfundohet më 17 tetor, sikur të mos kishin qenë dy elemente. Elementi i parë bombardimi i qytetarëve me pseudosondazhe ku thuhej se çdo gjë është e kryer, Haziri fiton pa balotazh. Këto kanë ndikim. Alban Hyseni e kishte kryer garën më 17 tetor, sikur të mos kishte elemente keqinformimi të qëllimshëm me sondazhe të paguara. Me sondazhe me rezultate të porositura. Edhe në Shtime gara do të ishte ndryshe po të mos thuhej vazhdimisht se gara do të përfundojë më 17 tetor e do të fitonte kandidati i PDK-së. Kryetari aktual i Gjilanit e ka ditur shumë mirë se si do të përfundojë rezultati më 17 tetor dhe ka shkuar deri në instrumente që askush nga qytetarët e Gjilanit nuk ka besuar se do të shkonte ai. I dini këto vota që i ka blerë nga Lista Serbe. Është edhe më keq nëse nuk i ka blerë ato e i janë dhënë falas. I bie se janë pjesë e kalkulimeve të Beogradit

ka thënë Bislimi.

“Nëse analizohen dëmet që i janë sjellë Gjilanit me qeverisjen e z. Harizi edhe nëse Lëvizja nuk do të kishte kandidat, duhej të nënvizohej hapësira e zbrazët e jo Haziri”, ka shtuar Bislimi.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, Hyseni ka marrë 44.43 për qind të votave, ndërsa Haziri ka dalë i dyti me 43.81 për qind.

Bislimi ndërkohë ka thënë se në Gjakovë, Mimoza Kusari-Lila, do të fitojë në balotazh përballë kryetarit aktual Ardian Gjini./KOHA

Artikuj të ngjashëm