E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Bie niveli i ujit në Liqenin e Badovcit

- Advertisment -spot_img

Liqenet akumuluese janë në gjendje të kënaqshme edhe pse liqeni i Badovcit ka një rënie të nivelit të ujit, sipas zyrtarëve të Ujësjellësit.

Kjo gjendje thuhet se nuk do të ndikojë në furnizim të rregullt me ujë.

Uji në liqenin e Badovcit është 5.6 metra nën nivelin maksimal të megjithatë konsiderohet të jetë më i mirë se në vitin e kaluar.

Sipas zëdhënëses së Ujësjellësit rajonal Prishtina, Arjeta Mjeku, gjendja nuk është alarmante.

Niveli i ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava dhe Badovci është në gjendje të mirë. Nuk mund të themi është në gjendje të shkëlqyeshme.

Arjeta Mjeku – Zëdhënësja e Ujësjellësit rajonal Prishtina

Tha se kjo rënie e nivelit s’do të ndikojë në furnizimin e rregullt të qytetarëve me ujë./observeri/

Lexo edhe: Kusari-Lila: Aktakuza ndaj meje nuk ka të bëjë me qeverisjen lokale

Artikuj të ngjashëm