E hënë, 5 Dhjetor, 2022
spot_img

Bie në 11 mijë numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë, nga 27 mijë në fillim të shtatorit

- Advertisment -spot_img

Numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë, krahasuar me fillimin e muajit shtator, ka rënë dukshëm.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë 11 mijë e 862 raste janë ende aktive më Kosovë, nga 27 mijë e 404 sa ishin me 1 shtator 2021.

Në këto dy javët e fundit, numri i personave të shëruar nga COVID-19 ka qenë më i madh se i atyre të infektuar.

Sipas statistikave që u publikuan, sot janë shëruar 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144 mijë e 183 persona.

Ndërkaq, gjatë 18 ditëve të para të këtij muaji kanë humbur jetën 385 qytetarë të Kosovës të infektuar me COVID-19, ndërkaq deri më tani numri i personave të vdekur ka shkuar në 2 mijë e 889.

Ndërkohë procesi i vaksinimit masiv po vazhdon me sukses nëpër qendra të vaksinimit në Kosovë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.147.803 doza të vaksinës, ndërsa 425.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Observeri/

Artikuj të ngjashëm