E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Bie importi i mallrave nga Serbia në Kosovë pas bllokadës në Jarinje dhe Bërnjak

- Advertisment -spot_img

Bllokimi i dy pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë, ka bërë që të bie numri i mallrave të importuara nga Serbia në Kosovë. Në Doganë kanë treguar me shifra se si është ulur importi brenda dhjetë dite. Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje vazhdimisht për dhënien fund të bllokadave të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, pasi sipas tij banorët vendas në veri me protesta “po bllokojnë veten”.

E mërkura shënon ditën e dhjetë të bllokadës së rrugëve që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak.

Serbët të pakënaqur me masën e reciprocitetit për targat e veturave nga Serbia të vendosur nga Qeveria e Kosovës, kanë bllokuar rrugët me kamionë e vetura, ndërkohë që shumë prej tyre edhe po qëndrojnë aty.

Por, bllokimi i këtyre rrugëve ka pasur edhe një ndikim në ekonomi.

Dogana e Kosovës ka treguar se ka filluar të bie importi i mallrave nga Serbia nga koha kur është bllokuar veriu.

Vlera e mallrave nga Serbia ka pasur një rënie të lehtë gjatë javës së parë të reciprocitetit për targa. Trafiku komercial është riorientuar në drejtim të Merdares. Nëse një javë para datës 20 shtator kemi pasur rreth 601 dërgesa me vlerë rreth 4.9 milionë euro, javën pas datës 20 shtator kemi pasur 501 dërgesa me vlerë rreth 3.9 milionë euro

thuhet ne njoftimin e Doagnes se Kosoves

Sipas të dhënave të Doganës ndikimi i reciprocitetit është vërejtur që në ditët e para.

“Gjatë periudhës 20-24 shtator, nga Serbia janë importuar mallra në vlerë prej 3.9 milionë eurosh. Ndërsa, pesë ditë para vendosjes së masës së reciprocitetit, përkatësisht nga 15 deri më 19 shtator, janë importuar mallra në vlerë prej 4.9 milionë eurosh”.

Për çështjen e bllokimit të veriut, sot në Bruksel prite të takohen shefat e grupeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje vazhdimisht për dhënien fund të bllokadave të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Ai u bëri thirrje banorëve vendas në veri që të ndalin protestën sepse ata “po bllokojnë veten”.

Ky vendim është masë e barabartë me atë që Serbia e aplikon ndaj qytetarëve të Kosovës për dy dekada. Jam i gatshëm që në çdo kohë këtë masë ta heq, nëse kemi një zotim të tillë edhe nga ana e Serbisë. Pra, nuk është që ne i gëzohemi tabelave të përkohshme, do të dëshironim që as Kosova e as Serbia, të mos kenë fare tabela të përkohshme, por të mundësohet qarkullimi i lirë dhe pa vonesa i të gjithë qytetarëve.

ka thene Kurti.

Me vendimin e Qeverisë së Kosovës, të datës 20 shtator, të gjitha automjetet me targa serbe, që hyjnë në Kosovë, duhet t’i heqin targat dhe të vendosin targa të përkohshme të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm