E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Biden e Von der Leyen diskutojnë për tensionet në Ballkan

- Advertisment -spot_img

Presidenti amerikan Joe Biden do të presë në takim shefen e Komisionit Evropian Ursula von Der Leyen në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën për të diskutuar për trazirat në Ballkanin Perëndimor, në mes çështjeve tjera, teksa ai përpiqet të lidhet më shumë me Bashkimin Evropian.

Takimi në Washington vjen pak pas takimit në G20 në Romë dhe konferencës së Kombeve të Bashkuara për Klimën.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se dy liderët do të diskutojnë për tregtinë në mes SHBA-së dhe BE-së, ngrohjes globale dhe të çështjeve rajonale si ajo e Ukrainës e Ballkanit Perëndimor.

Së fundmi Ballkani është përcjellë me tensione që fillimisht nisën në Mal të Zi pas shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, vazhduan me tensionet në veri të Kosovës pas reciprocitetit për targa dhe në Bosnje me kërcënimet e serbëve të atjeshëm për ndarje.

Artikuj të ngjashëm