E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Besnik Tahiri pret në takim Lajçak/ Detaje

- Advertisment -spot_img

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak ,po qëndron për vizitë në Kosovë, njoftoon Observeri.

Gjatë ditës së djeshme Lajçak është takuar me kreministrin Albin Kurti. Kurse, sot ka zhvilluar takim me kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe kryetarët e partive opozitare.

Ai u takua edhe me përfaqësues të AAK-së, Besnik Tahirin.

Për këtë ka njoftuar Besnik Tahiri përmes një postimi në faceook.

Në takim me Miroslav Lajçak, të deleguarin e BE-së për dialogun, në cilësinë e Shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, prezantova disa qëndrime. Fillimisht theksova se njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja nënkupton edhe paqe edhe integrim evropian.

Besnik Tahiri

Futja e dialogut, në tema sikurse ajo e arkivave të UÇK-së është gabim. Kërkova që për këtë temë të ketë sqarim të saktë dhe mos të lejohet manipulim në diskurs publik, ka shkruar Tahiri tutje.

Lexo edhe: Franca pezullon nga puna 3 mijë punonjës të shëndetësisë, kjo është arsyeja

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm