E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Besnik Bislimi e Petar Petkoviq të mërkurën takohen në Bruksel

- Advertisment -spot_img

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq do të takohen të mërkurën për raundin tjetër të bisedimeve.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano deklaroi sot se negociatorët kryesorë në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë më 7 dhe 8 shtator do të jenë në Bruksel.

Ai shtoi se të ashtuquajturat bisedime teknike do t’i kushtohen “çështjeve të hapura aktualisht dhe hapave të ardhshëm në dialog”.

Të martën, të dy delegacionet kanë planifikuar të zhvillojnë bisedime dypalëshe me ndërmjetësin Miroslav Lajçak dhe përfaqësues tjerë të BE-së.

Ditën e dytë, të mërkurën, është planifikuar një takim trepalësh i Kosovës, Serbisë dhe ndërmjetësve të BE-së./observeri/

Lexo edhe: Ministria e Bujqësisë iu dha Faton Pecit me 40 milionë euro borxhe

Artikuj të ngjashëm