E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Besa Ismaili kërkon pensionim të parakohshëm për gratë në Polici

- Advertisment -spot_img

Anëtarja e PDK-së, Besa Ismaili përmes një postimi në facebook, ka uruar Policinë e Kosovës në 22 vjetorin e themelimit, shkruan Observeri.

Ajo ka drejtuar dy kërkesa publike për shtim të  numrit të grave në Polici dhe pensionim të parakohëshëm të tyre.

Në 22 vjetorin e Policisë së Kosovës, pensionimi i hershëm dhe shtimi i numrit të grave mbeten prioritete për t’u realozuar, çfarë kanë qenë dhe mbesin pjesë e angazhimit tim politik.

Ismaili tutje ka shkruar se përtërirja e këtij institucioni me kuadro të reja, që do të mundësohej përmes pensionimit të parakohshëm, do të ngriste edhe më lartë kapacitetet e këtij institucioni.

Ndërsa orët e vona, stresi i shtuar, lodhja fizike, jeta e rrezikuar, ngarkesat e përgjegjësive deri në atë masë sa ata të mos gëzojnë një jetë normale individuale, familjare apo sociale, mendoj se janë argument i mjaftueshëm për t’ua shpërblyer sado pak mundin dhe sakrificën, shkruan Ismaili tutje.

Postimi i plotë:Blick: Në Kosovë janë shitur teste të falsifikuara PCR, kaq franga shkonte çmimi i tyre

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm