E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Bërnabiq i bën thirrje NATOS dhe KFORI-t ta frenojnë Kurtin, Vuciq raportohet se është nisur në Rashkë

- Advertisment -spot_img

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, i ka bërë thirrje NATO-s dhe KFOR-it që të reagojnë pas situatës në veri të vendit nga aksioni i Policisë kundër kontrabandës.

Brnabiq thotë se NATO dhe KFOR-i duhet ‘ta frenojnë Albin Kurtin’.

Unë u bëra thirrje e bashkësisë, NATO -s dhe KFOR -it, që reagojnë urgjentisht dhe të frenojnë Albin Kurtin. Situata është më shumë se dramatike dhe ky është momenti i fundit i cili ka nevojë për një reagim të qartë për të ndaluar politikat e çmendura të ndjekura nga Prishtina. i ka tejkaluar të gjitha masat dhe kjo na çon në prag të kaosit

tha Brnabiq, raporton b92.

Ndersa, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është nisur në Rashkë për një takim urgjent me përfaqësuesit politik të serbëve të veriut të Kosovës.

Siç raportojnë mediat në Serbi, Vuçiq këtë hap e bëri pas situatës së krijuar në pjesën veriore të Kosovës, pas aksionit të Policisë kundër kontrabandës.

Me herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi nga banorët serbë të kësaj ane që të mos bien pre e provokimeve nga grupe të caktuara të qytetarëve që kryejnë kontrabandë nga Serbia në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm