E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Berat Buzhala ia shet devollëve Expressin dhe T7

- Advertisment -spot_img

Sipas burimeve të gazetës Observeri brenda T7 është marrë vesh se Buzhala ia ka shitur portalin dhe televizionin e tij devollëve.

Që pas ardhjes në pushtet të Kurtit, Berat Buzhala ishte interesuar që të shes televizionin e tij. Ai njihej si një kundërshtar i madh i Kurtit dhe se nga shumëkush është konsideruar edhe si propagandues anti-qeveritar.

Lidhjet e ngushta të Buzhalës me PDK-në kanë bërë që ai të zhvilloj diskutime me devollët për një marrëveshje biznesore me ta, thuhet nga burimi brenda T7.

Dihet se Buzhala i kishte shërbyer me zell të madh PDK-së gjatë kohës sa ishte deputet i kësaj partie dhe i afërt me themeluesin e PDK-së, Hashim Thaçin.

Burimi brenda T7 thotë se si shkak i proceseve gjyqësore që janë duke u zhvilluar kundër Buzhalës ai është detyruar ta shes median e tij.

Nga frika se mund të ketë edhe padi të tjera, ai ishte lodhur nga proceset gjyqësore të cilat i kishin marrë mjaftë energji. Ishte tërhequr sepse mendonte që mund të dënohej për shpifje dhe dezinformata, e bindja e tij ishte fuqizuar sidomos pas raportit të Parlamentit Evropian

raporton Observeri.

Procesi i shitblerjes se kësaj kompanie mediatike është përcjellë nga tre procese apo faza.
Faza e parë ka qenë ajo e arritjes së një marrëveshje në mes të palëve të cilat nuk pajtoheshin për disa kushte dhe vlerën. Pasi është arritur dakordësia, Devollët kanë propozuar një fazë tranzicionale deri në marrjen pa shumë bujë të televizionit. Faza e tretë ka qenë ku palët janë dakorduar që Buzhala të jetë nën mbrojtjen e Devollëve, mirëpo me kërkesën që ai brenda T7 të mbetet vetëm analist politik.

Sipas burimeve të Observerit, përveç oligarkëve Devolli që janë pronarët kryesor, janë edhe dy pronarë tjerë të dy kompanive vendore, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur./Observeri/

Artikuj të ngjashëm